Drejtoria e Përgjithshme Detare me seli në Durrës ka njoftuar se si rezultat i erërave të forta me drejtim jug në datën 4 deri më 5 nëntor moti përgjatë të gjithë bregdetit të Republikës se Shqipërisë do të jetë i përkeqësuar.
Këto zona do të përfshihen nga era me drejtim jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valëzimi në detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 me lartësi dallge mbi 3 metra dhe në detin Jon forca 5-7 me lartësi dallge deri në 4 metra.
”Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë. Ato duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuar të motit’‘, thuhet në njoftim.
Top Channel