Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç përmendi edhe konfliktin me Kosovën gjatë fjalës së tij në “Open Balkan” në Beograd, ku tha se problemet me Prishtinën do zgjidhen përmes dialogut në Bruksel.

“Nuk i shoh problemet e shtatorit siç i shihni ju, i kemi hapur dyert Prishtinës, Sarajevës dhe Podgoricës. Më duket se të tre ne me delegacionet tona kemi hyrë. Kemi mjaft shqetësime të tjera që të justifikojmë gjithçka në çdo kohë. Ndodh që më e lehtë është të marrësh pikë politike duke urryer dikë. Do zgjidhim problemet me Prishtinën përmes dialogut në Bruksel sepse kemi mendime jo të njëjta. kush do të bëhet pjesë do të jetë i mirëpritur, kush nuk do është punë e tij. Sot ishim të dëshpëruar kur pamë mungesën e rezultateve në këtë çështje, le të finalizohet kjo gjë. Kemi kontrolle doganore, nuk ka nevojë që të ketë ndalesë tjetër. Mund të kalosh në skanerin e sigurisë, por ecën e shkon përmes saj në Tiranë apo Durrës”, tha Vuçiç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA