Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dha një lajmërim të rëndësishëm sot gjatë konferencës që po mbahet në Beograd, ku tha se samiti i radhës do të zhvillohet në fund të dhjetorit në Tiranë.
Sipas tij, duhet shumë punë për të pasur rezultat edhe pse thekson se të tre vendet janë në rrugë të duhur. Vuçiç dha detaje në lidhje me takimin e mbajtur me 15 sipërmarrësit.
Sipas presidentit serb po synohet që qytetarët shqiptarë, maqedonas apo serbë për një vit e gjysmë të lëvizin pa asnjë lloj kufiri në të tre vendet.
“Kjo është një nismë shumë e rëndësime. Këshilli i zbatimit dhe përbërjen e saktë, do të ketë takime për 10 ditë me përfaqësuesit e pjesëve doganore për të analizuar edhe njëherë situatën. Qarkullimin e shërbimeve. I jam mirënjohës SHBA që na ndihmuan me pjesën teknologjike. Puna jonë është të shohim se ku kemi pasur gjëra që s’kanë qenë në terren, morëm opinione nga sipërmarrësit. Në momentin që duhet të importojnë duhet të presin 24-30 orë në kufijtë tanë. Kemi përcaktuar çdo gjë me detaje në Maqedoninë e Veriut. Do të kemi një kontroll të plotë, do të punojmë të shtuna, të diela, nëse duam të japim për punonjësit tanë bujqësorë. Njerëzit tanë për një vit e gjysmë të lëvizin pa asnjë lloj kufiri. Do të jetë e njëjta gjë nga Nishi në Shkup e nga Nishi në Beograd askush nuk po ndërhyn në gjëra politike por po përpiqemi që qytetarët tanë të jetojnë më mirë”, tha Vuçiç.
Sipas tij, duhet të fluturojmë se kemi mbetur pas vendeve të zhvilluara evropiane që të kemi një përmirësim të madh ekonomik. Ai tha se në Tiranë do të nënshkruhet memorandum me lejet e punës për tre vendet e Open Balkan.
“Kemi pasur edhe mbështetje, duhet të fluturojmë se kemi mbetur pas vendeve të zhvilluara evropiane për të pasur një përmirësim të madh. Kemi vonesa të mëdha që do të përpiqemi t’i zgjidhim. Reciprociteti për blerjen e pasurive të paluajtshme është një ndër to dhe zoti e di se çfarë gjërash burokratike janë pjesë. Samiti i Tiranës do mbahet pas Krishtlindjeve, datat 25-26 apo dhe 28 dhjetor, por kjo i takon Ramës ta vendosi. Do të nënshkruajmë memorandumin me lejet e punës. Unë jam më i dëshpëruari nga të gjithë kur nuk realizohen ato”, theksoi ai.
Vuçiç theksoi se duhet të ketë bashkëpunim mes vendeve që të ketë një produkt pozitiv në fund dhe gjithçka të zhvillohet pozitivisht.
“Të gjithë duhet të ulemi bashkë se kjo s’ka të bëjë me politikë, por është një histori që i atakon biznesit. Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës, sot na u shpjeguan problemet me të cilat përballen sipërmarrësit. Sipërmarrësit po kërkojnë që të jemi më aktivë, do të isha shumë i lumtur kur njëri tha që është më e lehtë në takimet. jemi larg asaj që duhet të kemi. Do t’i falënderoj të gjithë të pranishmit që ndodhen në Beograd”, tha Vuçiç.
Top Channel