Liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut po zhvillojnë takim në Beograd me 15 sipërmarrës të tre vendeve në kuadër të nismës së përbashkët rajonale “Open Balkan”

Vendi ynë përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, kryeministri Zoran Zaev zëvendësohet nga zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, pasi pak ditë më parë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut,  ai u dorëhoq pas humbjes së thellë në zgjedhje, ndërsa Serbia përfaqësohet nga Aleksandar Vuçiç.

Për atë çfarë do të dakordësohet në këtë takim Vuçiç, Rama dhe Dimitrov do t’i deklarojnë në një konferencë të përbashkët për mediet.

Edhe ky takim i radhës e gjen iniciativën e Ballkanit të Hapur pa Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën. Edhe pse kreu i qeverisë malazeze ishte pjesë e darkës së djeshme në Beograd krah Ramës dhe Vuçiç, ndërsa ka thënë se mbështet çdo nismë që i vjen në ndihmë rajonit.

Agjenda e zbardhur e “Open Balkan”:

08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve

09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë

Shënim: Kameramanët dhe fotoreporterët do të mund të regjistrojnë fillimin e takimit.

10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik

10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin

Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov

11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve.

Kryeministri  shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Nisma për bashkëpunim rajonal u përkrah edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe Gjermania e cila doli në një deklaratë ku kërkoi me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor.

Por Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme, edhe pas thirrjeve për bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA