“Open Balkan”/  Flamujt e tre vendeve valëviten në rrugët e Beogradit

04/11/2021 09:40

Takimi i radhës mes tre vendeve që janë pjesë e “Open Balkan”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të zhvillohet në Beograd sot.

Vendi ynë do përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, kryeministri Zoran Zaev do të zëvendësohet nga zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, pasi pak ditë më parë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut,  ai u dorëhoq pas humbjes së thellë në zgjedhje.

Flamujt e tre vendeve po valëviten në rrugët e Beogradit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA