Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se lehtësimi i masave parandaluese e ka sjellë Evropën në një pikë kritike të pandemisë së covid-19.
Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Evropën , tha se të 53 vendet në Evropë po përballeshin me “një kërcënim të vërtetë të ringjalljes së një tjetër vale të covid-19 ose tashmë duke e luftuar atë” dhe u kërkoi qeverive të rivendosin ose të vazhdojnë me masat sociale dhe të shëndetit publik.
“Ne jemi, edhe një herë, në epiqendër”, tha ai. “Me frikën e ringjalljes së gjerë të një vale të re të virusit, po i kërkoj çdo autoriteti shëndetësor që të rishqyrtojë me kujdes lehtësimin ose heqjen e masave në këtë moment.”
Ai tha se edhe në vendet me shkallë të lartë të vaksinimit, imunizimi mund të bëjë shumë.
“Mesazhi ka qenë gjithmonë: bëjini të gjitha. Vaksinat po japin rezultatin: parandalimin e formave të rënda të sëmundjes dhe veçanërisht vdekshmërisë. Por ato janë pasuria jonë më e fuqishme vetëm nëse përdoren së bashku me shëndetin publik dhe masat sociale”, tha Kluge.
Top Channel