Kryeministri Edi Rama u përgjigj edhe njëherë për faktin se përse Kosova dhe Bosnja nuk po i bashkohen ende nismës së Balkanit të Hapur.
Rama tha se fakti që ata kanë mosmarrëveshje shumë më të hershme, një bashkëpunim ekonomik, do të zbuste klimën dhe do ti hapte rrugë dialogut.
Rama: E fundit që kam, kur vjen puna për Kosovën është e stërthënë, që të tre vendet pa dallim janë të ftuar të vijnë të punojnë bashkë me ne, pastaj çështja e mos dakordësisë ka rrugën e vet.
Nëse të 6 vendet marrin pjesë edhe për Kosovën dhe për Bosnjen do jetë shumë më mirë, do të krijohet atmosfera për të zgjidh gjerat të tjera, se më japin leksione për Ffrancën dhe Gjermaninë, por shqiptarët dhe serbët janë për Ballkanin sic janë Gjermania dhe Franca për Europën. Më tregojnë ca histori që s’janë të vërteta.
Ata e filluan nga aty ku i dhimbte popullit pas luftës. Nuk ka asnjë kufizim për askënd. Pastaj për Malin e zi ata presin që të futen në BE vitin tjetër, dhe unë ndaj i mirëkuptoj, dhe ata po u futën do jenë avokat jonë atje, uroj shumë që të futen.
Top Channel