Manastirliu: Do vendosim certifikatë vaksinimi për të hyrë në bare dhe restorante

04/11/2021 11:00

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu këtë të enjte nga salla e Kuvendit la të kuptojë se Shqipëria do të vendosë “green pass” për t’u futur në lokale apo marrë shërbime të tjera.

E kuptuar më thjeshtë, qytetarët shqiptarë duhet të kenë një certifikatë vaksinimi, ose në të kundërt ata nuk mund të futen në bare-restorante apo dhe në shërbime të tjera.

Ministrja Manastirliu mori si shembull vendet e Evropës, duke deklaruar se atje qytetarët e kanë të pamundur të frekuentojnë restorantet, baret, kinematë apo universitetet pa pasur një certifikatë vaksinimi.

Si hyet në një restorant, bar, në Europë. A futet me Greenpass? Po, do e vendosim dhe ne, e vendosëm dhe në universitete.

Për qytetarët është e rëndësishme, që ne kemi pika vaksinimi në çdo qendër shëndetësore, dhe në universitete. Do të vendosim ‘Greenpass’ për të hyrë në lokale dhe në strukturat e shërbimit”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA