Protesta e PD, Iljazaj në “Top Story”: Berisha të heqë dorë nga historitë me Trump/ Dudushi: Protestat me regji, iluzion
Me 73 vota pro dhe 42 kundër Kuvendi ka miratuar ligjin për ‘Bashkëqeverisjen’
Ky ligj përcakton rregullat për bashkëqeverisjen me qytetarët nëpërmjet gjithë përfshirjes së tyre në politikëbërje, garantimin e pjesëmarrjes së tyre në procedurat administrative vendimmarrëse, rritjen e përgjegjshmërisë dhe të llogaridhënies së administratës shtetërore.
Ligji synon përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje, si dhe ndëshkimin e atyre që shkelin detyrën dhe nuk japin shërbimin e duhur.
Gjithashtu, ligji përcakton mekanizma detyrues për shërbimet publike ndaj qytetarëve e sipërmarrjeve, si edhe sanksione financiare e administrative për zyrtarët që rezultojnë pengues të zgjidhjeve për qytetarët.
Po ashtu, në Kuvend u miratua me 112 vota pro edhe marrëveshja me kompaninë Pfizer për vaksinat anticovid.
Top Channel