Kryeministri i Malit të Zi pas darkës me Vuçiçin dhe Ramën: Mbështes të gjitha nismat e dobishme rajonale

04/11/2021 09:33

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç pas darkës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama tha se mbështet të gjitha nismat e dobishme rajonale.

Ky postim i tij nënkupton se ai është pro “Ballkanit të Hapur”, nismë e ndërmarrë nga vendi ynë, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Kujtojmë se  Vuçiç mbrëmjen e djeshme shtroi një darkë për shefin e qeverisë shqiptare, zv/ kryeministrin e Maqedonisë dhe kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapiç.

Presidenti serb ndau pamje nga darka në një prej restoranteve më në zë dhe shkroi se së bashku me kryeministren Ana Brnabiç u ofruan mysafirëve verëra serbe, të cilat mund të krahasohen me verërat franceze.

Ai shkroi se miqësia e tyre është një miqësi për të ardhmen e të gjitha rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA