Këpucët e Erdogan, mediat: “Të posaçme për të qëndruar në këmbë”!

04/11/2021 14:36

Ndoshta presidenti turk vërtet aq e ka numrin e këmbës, por në mediat sociale nuk kanë munguar spekulimet se Rexhep Tajip Erdogan po përdor këpucë të posaçme të cilat e ndihmojnë të ruajë më mirë ekulibrin.

Mes zërave se kreu i shtetit turk është sëmurë, një video e fundit ku ai shihet duke ecur më vështirësi i ushqeu dhe më shumë pretendimet mbi shëndetin e Erdogan, ndërsa disa përdorues të internetit dolën dhe me idenë se këpucët e gjata dhe bazë të fortë, e ndihmojnë atë për të qëndruar në këmbë.

Qarkullojnë fjalë se Erdoganit i është vendosur një defibrilator i brendshëm i zemrës që ndihmon rrahjen normale të saj. Të tjerë thonë se përreth, ai ka më shumë mjekë se staf, dhe se përpara eventeve të rëndësishme, merr qetësues për dhimbjet.

Ndihmësit e tij megjithatë këmbëngulin se presidenti nuk ka probleme madhore të shëndetit dhe i konsiderojnë të pabaza shqetësime të tilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA