FOTO/ Çfarë s’u pa sot në parlament, ja deputetët që tërhoqën vëmendjen me veshjet

04/11/2021 16:36

Sot u mbajt seanca e radhës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Në orën 10:00 të mëngjesit deputetët e legjislaturës të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit u ulën në karriget e tyre për të mbajtur sesionin e radhës.

Të kruar thuajse në çdo detaj, deputetët dhe deputetet janë parë në oborrin e Kuvendit mjaft në formë. Si gjithmonë vëmendjen e tërhoqi edhe veshja e deputetëve.

Në fotot e siguruara nga LSA, deputetet janë shfaqur kryesisht me kostume me ngjyra të hapura dhe ngjyra toke, ndërsa mes deputetëve burra dominojnë kostumet e zeza dhe në ngjyrat e tjera me tone të errëta si ajo blu apo gri.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku shihet e veshur serioze me të zeza, me maskë dhe syze.

Vëmendje ka tërhequr edhe deputetja Monika Kryemadhi, ajo shihet e veshur me një fustan bezhë dhe flokë të kapura.

Për më tepër ndiqni fotogalerinë e mëposhtme:

FOTO GALERI
8/70

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA