Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov tha se asnjë rrezik nuk ka që vendi i tij të largohet nga “Open Balkan” edhe nëse ka ndërrim pushteti pasi janë qytetarët ata që e duan bashkëpunimin rajonal.
“Unë nuk mendoj se situata në skenën politike maqedonase ka arritur në fazën e konkurrencës në politikë. Do të ishte mirë ta kishim. Shumica e qytetarëve të Maqedonisë duan të ecin përpara, dhe kjo në radhë të parë nënkupton fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal. Një ditë do të ndodhë që të ketë ndryshim të pushtetit por vullneti i qytetarëve është i tillë që gjithkush të vijë në pushtet të ecë përpara. Kështu që nuk shoh ndonjë rrezik për të dalë jashtë vendi im. Është e rëndësishme që të mbetet pjesë e kësaj nisme”, tha Dimitrov.
Top Channel