Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit të pandemisë në vendin tonë.
Në njoftim thuhet se janë kryer 3469 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitivë me Covid 570 qytetarë, ku numrin më të lartë të infektimeve e mban Tirana, me 260 të infektuar.
Edhe pse mjekët bën të pamundurën, 4 persona humbën jetën nga Covid gjatë 24 orëve të fundit, një qytetar nga Kavaja 62 vjeç, një qytetare nga Durrësi 71 vjeçe, një qytetar nga Korça 76 vjeç, një qytetare nga Tirana 77 vjeçe, ndërsa në spital ndodhen 13 persona në gjendje të rëndë për jetën.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 7,780 pacientë aktivë, ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë
Janë shëruar 549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,639 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (4 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 570
Të shëruar në 24 orë 549
Të shtruar në spitale 164
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3469
Testime totale 1,319,141
Raste pozitive 187,363
Raste të shëruara 176,639
Raste Aktive 7,780
Humbje jete 2,944
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4010
Fier 804
Durrës 511
Shkodër 484
Vlorë 417
Gjirokastër 350
Elbasan 349
Berat 267
Korçë 221
Lezhë 183
Kukës 112
Dibër 72
Top Channel