Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar pasditen e sotme në fshatin Volorekë të Pogradecit.
Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një shtetas duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur këmbësorin, shtetasin A.D., i cili është dërguar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.
Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel