Një delegacion i Parlamentit Europian ka mbërritur në Tajvan në kohën kur tensionet mes tij dhe Kinës janë në pikën e vlimit. Mësohet se kjo është vizita e parë e ligjvënësve europianë në Taipei.
në krye të delegacionit ishte një kritik i ashpër i Pekinit, eurodeputeti francez, Raphael Glucksmann, një nga pesë ligjvënësit e sanksionuar nga Kima në muajin mars.
Demokracia e Tajvanit është “një pasuri” që duhet mbrojtur, tha ai duke premtuar të mbështesë rajonin demokratik që e konsideron veten të pavarur, por që Pekini e sheh si provincë të shkëputur dhe ka shtuar përpjekjet për ta izoluar atë në skenën ndërkombëtare.
Avionë ushtarakë kinezë kanë shkelur disa herë muajt e fundit zonën mbrojtëse ajrore të Tajvanit duke ngjallur shqetësimin e ndërkombëtarëve. SHBA-ja i ka dalë në mbrojtje ishullit, e tani të njëjtën gjë bën dhe blloku europian.
“Ne erdhëm këtu me një mesazh shumë të thjeshtë, shumë të qartë — ju nuk jeni vetëm”, tha Glucksman gjatë takimit me Presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-wen.
“Europa është me ju në mbrojtje të lirisë dhe sundimit të ligjit e dinjitetit njerëzor”, tha ai, duke shtuar se Bashkimi Europian duhet të shtojë bashkëpunimin me Tajvanin.Misioni kinez në Bruksel kishte paralajmëruar më herët se një vizitë në Tajvan nga eurodeputetët do të “dëmtonte interesin e Kinës dhe do të minonte zhvillimin e raporteve Kinë-BE”.
Top Channel