“Bashkëqeverisja” përplas në Kuvend Tabakun me Ahmetajn: Ministri duhet të ishte në SPAK, por…

04/11/2021 12:01

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku këtë të enjte deklaroi se PD nuk do ta votojë ligjin e bashkëqeverisjes, pasi ata janë kundër një qeverie që ka varfëruar shqiptarët.

Nga salla e Kuvendit, në adresë të ministrit Arben Ahmetaj, Tabaku tha se ky i fundit duhet të ishte para SPAK dhe jo në Kuvend, duke bërë batuta dy lekëshe.

Të dëgjosh batuta dy lekëshe të Ahmetajt që duhet të ishte para SPAK, kjo është për të qeshur.. .duhet të flisnim me fakte me shifra se çfarë po ndodh sot me shtetin shqiptar”, tha ajo.

Sipas saj, kjo tregon tendencën, se si këta duan të qeverisin.

Ditë e zezë kur je ti aty… Po dëgjojmë humor banal me ty!.Ta harrojë ai që foli se ne do të diskutojmë në këtë Kuvend për bashkëqeverisjen. Për mua ka vetëm një kundërshtar ato që janë në qeverisje dhe që kanë varfëruar shqiptarët. Ne jemi kundër çdo ligji, dhe e keqja e shqiptarëve do të largohet”, deklaroi Tabaku.

Në replikën e tij, ministri Ahmetaj tha se ndodhet në një pozitë të vështirë, pasi demokratët mendojnë se janë kundërshtarë të tyre. Ai theksoi se kërkohet bashkëqeverisje me ta, përmes inovacionit për qytetarët me platformën.

Nuk jeni ju, janë ato pengesa të zhvillimit që nuk e lejojnë Shqipërinë të bëhet ajo që duam ne. Ju nuk jeni kundërshtarët tanë. Ne duam që ju të bashkëqeverisni me ne nëpërmjet inovacionit për qytetarët, me platforomën”, tha ai.

Top Channel