“Bashkëqeverisja”, Kryemadhi: Agjencia i heq të drejtën e ankimimit çdo qytetari që ankohet në Gjykatën Administrative

04/11/2021 14:49

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi këtë të enjte deklaroi se kjo seancë duhet t’i kthehet normalitetit, pasi ky projektligj i sjellë nga Qeveria krijon një mbivendosje.

Në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit, Kryemadhi tha se në vitin 2013, miratuat Ligjin e Nëpunësit Civil, duke pyetur më tej se a është Kodi i Punës mbi Statusin e nëpunësit civil?

Doja të theksoja mos ka ardhur koha që të krijojmë një sindikatë të Administratës Publike. Mungesa e sindikatave sjellin indiferencën e nëpunësve ndaj klasës politike. Neni 52 cenon autonominë vendore. Nëpunësit e bashkisë kujt do ti përgjigjen? Kryetarit të Bashkisë, Këshillit Bashkiak, agjencisë së Kryeministrit, Prokurorisë apo gjykatave. Neni 12, 56 cenon pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Dëgjova një koleg që tha që kemi institucione të dobëta. Institucionet tona të llogaridhënies dhe kontrollit nuk ekzistojnë. Bëhet fjalë për prokurorinë dhe gjykatat. Do tu dalim përsipër me një agjenci që ngrihet nga një vendim i Kryeministrit”, tha ajo.

Sipas saj, një nga pikat më të rëndësishme është se kjo agjenci i heq të drejtën e ankimimit çdo individi që ankohet në Gjykatën Administrative.

Nuk janë individët të përfshirë. Koha e ankimimit të kthimit të përgjigjes është 30 ditë, ditë kalendarike 40. Nëse përgjigja do jetë negative nuk i lëmë më shumë se 5 ditë ankimim në Gjykatën Administrative dhe humbet të gjitha afatet kohore. Ky projektligj cenon shumë jetën dhe demokracinë e institucioneve, për të mos folur për problemet juridike”, tha Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA