Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla duke komentuar projektligjin për bashkëqeverisjen, tha se në gjithë këto vite njerëzit kanë hasur shumë probleme, prandaj, ky është një ligj që do të ndihmojë qytetarin e thjeshtë.

Ai kujtoi procedurat e gjeta që ndjekin qytetarët, teksa solli në kujtesë rastin kur një i moshuar nga Librazhdi, ndërroi jetë dhe nuk ka arriti të marrë zgjidhje për pensionin.

“Në Librazhd ka qenë rasti i një pensionisti i cili vdiq pa arritur të zgjidhte çështjen e pensionit. Çështja u dërgua në gjykata dhe u zgjat pafund. Të them të drejtën prej vitit 2017 e kam mbështetur ngritjen e zyrave të bashkëqeverisjes në çdo cep të territorit. Secili prej nesh përpara se ti bindet urdhrit politik duhet të shohë të dhënat që janë shumë domethënëse. Llafe kafenesh apo inate politike ka sa të duash, por të thuash përse të ngrihet një agjenci për ankesat e njerëzve duhet të mbash përgjegjësi. Agjencia në vetvete do të jetë një instrument më shumë në duart e qytetarëve.

Ka ligje që mund ti bëjmë të gabuar dhe përshembull te buxheti mund ta votoni kundër , s’ka asnjë problem, po te kjo, jo, me qindra qytetarë kanë marrë përgjigje.

Kutia e postës së një deputeti qëndronte plot dhe nuk shkonte askush të tërhiqte postën që të merrte letrat dhe t’u kthente përgjigje qytetarëve. Tashmë teknologjia digjitale është në favorin tonë, që ne të përmirësojmë marrëdhëniet me qytetarët.

Ajo që do ti kërkoja ministrit përkatës është që pas 6 muajsh të vijnë sërish në kuvend dhe të japin raport, dhe vetëm atëherë do e kuptojnë deputetet vlerën e votës sot.

Ju do jeni në opozitë në një kohë të gjatë nëse nuk kuptoni se përtej ndasive politike, ajo që ka nevojë ky vend, është që për çështje që kanë ndikim të drejtëpërdrejt te qytetarët, duhet ti lëmë mënjanë ndasitë politike”, tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA