Arrestohet xhaxhai përdhunues/ Nëna në Gjirokastër: Abuzon me vajzën time prej vitesh

04/11/2021 12:34

Një nënë nga Gjirokastra, pas 4 vitesh mësoi se vajza e saj abuzohej seksualisht vazhdimisht  nga një i afërm i tyre. 

Abuzimi ndaj vajzës ka nisur që kur ajo ishte 12 vjeç, nga xhaxhai i babait të saj Kabul Hunda.

53-vjeçari Hunda dyshohet se ka ushtruar marrëdhënie seksuale me dhunë sistematikisht me 16-vjeçaren.

Denoncimin në polici e ka bërë xhaxhai i së miturës, ndërsa familjarët pohojnë jashtë kamerave se vajza dukej e trembur  prej një periudhe të gjatë por vetëm dje i ka treguar nënës së saj.

“Për herë të parë e kishte dhunuar te shtëpia e tij. Ai është xhaxhai i burrit. I ka vdekur gruaja dhe jetonte vetëm. Nuk e di si e ka gënjyer vajzën për herë të parë, se ajo ka qenë e vogël. Më tha vajza dje. Ka kryer vazhdimisht marrëdhënie me vajzën. As që më shkonte mendja, unë mendoja se ai na përkrahte”.

E ëma e 16-vjeçares thotë se abuzuesi vinte shpesh në familjen e tyre.

Tani vajza shyqyr Zotit është mirë, mund të më kishte vdekur nga të qarat, e katërta ditë sot që qan. Kunati bëri denoncimin në polici. Nuk e dua më jetën. Kam dhe tre fëmijë të tjerë, nuk u kemi thënë. Burri është shumë keq, kemi frikë, nuk duam të merret vesh, do ishte keq për vajzën”.

Kabul Hunda tashmë  është arrestuar, dhe do të hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

 

 

 

 

 

 

Top Channel