Top Channel ka zbuluar detaje nga dëshmia e Kabil Hundës, 54-vjeçarin e arrestuar që abuzoi seksualisht me mbesën e nipit të tij.
Mësohet se 54-vjeçari është marrë me forcë mbrëmjen e djeshme në ambientet e Policisë së Gjirokastrës pasi kërkonte të mësonte se për çfare do të shoqërohej në polici.
Ai është marrë në pyetje në orën 23:30 të mbrëmjes së djeshme nën një situatë të rënduar të shëndetit mendor.
Kur i është komunikuar ngjarja e ndodhur, ai ka filluar të bërtasë dhe replikuar me oficerin e policisë gjyqësorë ndonëse ishte prezent edhe një avokat i vendosur nga shteti.
Mësohet se 54 vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura të pretenduara për përdhunim sistematik të 16 vjeçarja.
“Nuk janë të vërteta akuzat, nuk dëshiroj të jap asnjë lloj shpjegimi për këtë ngjarje të montuar por do të shprehem në një moment të dytë”, ka deklaruar Hunda.
Seanca pyetësore është karakterizuar me pauza disa minutëshe për shkak të gjendjes tepër të rënduar emocionale të 54 vjeçarit i cili në një moment i ka rënë murit me kokë.
Pas refuzimit të dhënies së shpjegimeve të tij, dosja hetimore nuk është dorëzuar ende në organin e akuzës pasi pritet të plotësohet me dy dëshmi të tjera.
Pritet që sot pasdreke ose nesër në mëngjes dosja t’i dorëzohet prokurorit të çështjes që është i specializuar për rastet e dhunimit të fëmijëve.
Top Channel