Kryeministri Edi Rama nga konferenca në Beograd i pyetur nëse nisma Open Balkan rrezikon të kthehet në nismë të cunguar të vetëm 3 vendeve që janë pjesëmarrëse aktualisht , tha se kjo është nismë e hapur dhe ka vend për të gjithë.
Rama tha se i ka dëgjuar arsyet e Kosovës , Bosnjes etj se pse nuk duan të hyjnë , por ai tha se ato janë arsye të mos arsyes.
Ai tha se asnjë nuk duhet të habitet kur shumë shpejt , më parë se qeveritë , të jenë bizneset ato që do të duan të jenë pjesë e kësaj nisme.
“Pikërisht pse procesi i Berlinit ka mbetur në rrugë, nga një samit te tjetri, dhe çdo vit në pamundësi për të zbatuar atë që thuhen , është krijuar kjo nismë, që është njësi zbatimi e procesit të Berlinit, duke përshpejtuar dhe duke monitoruar zbatimin.
Balkani i Hapur është për 6 dhe jo 3 vende, dhe ndryshe nga procesi i Berlinit nuk merret dot peng nga asnjë vend, se përcakton se cilido që do të ecë s’ka nevojë të presë sikur jemi një karikaturë e KE.
Edhe sot , për të gjithë atë që nuk e kuptojnë, Ballkani i hapur, është i hapur , dhe është i të gjithëve, jo vetëm i ne të 3 , por asnjë nga ne s’do të presë që të binden të gjithë të tjerët , arsyet pse të tjerët janë refuzues i kam dëgjuar dhe më vjen keq po i konsideroj arsye të mos arsyes.
Ju thatë se kjo duket sikur është për interesat ekonomike të këtyre vende, po sigurisht që për këtë jam unë këtu, për Shqipërinë, për çfarë të vij tjetër.
Në dhjetor kur ne të bëjmë takimin, dhe kur ti dorëzojmë sipërmarrësve që takuam sot, dhe kur t’i përfshijmë kompanitë që kanë lidhje tregtare në një kanal jeshil, po ju them mos u habisni që kompanitë nga Bosnja, Kosova, do vijnë të përfshihen para se të vijnë qeveritë e tyre. Mos u çudisni se kjo nuk është tekë, apo vizion haluçinant i imi apo Vuçiç, po kërkesë ulëritëse”, tha Rama.
Top Channel