Turqia nis luftanijet e F16-tat në Mesdheun Lindor; Greqia në alarm nga manovrat!

03/11/2021 12:39

Stërvitja “Mesdheu Lindor 2021”, e organizuar nga Turqia pikërisht në zonën që përplas interesat e saj për hidrokarbure me ato të Greqisë, ka nisur.

Nënkoloneli Cüneyt Talayman sqaroi për gazetarët se manovrat do të vazhdojnë deri në 12 tetor me qëllimin testimin e aftësisë për ndihmë humanitare dhe metodave të reagimit ndaj fatkeqësive natyrore, si dhe me pjesëmarrjen e një force shumëkombëshe të përbashkët dhe organizatave publike dhe civile. Rreth 35 anije dhe 5000 personel nga 10 vende po marrin pjesë në stërvitje.

Talayman theksoi se në kuadër të nismës synohet të vëzhgohet gatishmëria e Task Forcës Detare Turke, e cila është planifikuar të marrë përsipër një detyrë të rëndësishme siç është Komanda e Komponentit Detar në kuadër të Forcës së Reagimit të NATO-s në 2023 dhe 2028. “Si element kombëtarë, flasim për 26 anije, avionë për patrullimin detar, helikopterë, mjete ajrore pa pilot, anije amfibe dhe ekipe sulmuese si edhe të mbrojtjes nënujore nga Komanda e Forcave Detare, helikopterë sulmi nga Komanda e Forcave Tokësore, mbështetje taktike ajrore, përpas avionëve F16 e atyre të transportit, si dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Komanda e Përgjithshme e Xhandarmërisë, rtë gjithë do të jenë pjesë e stërvitjes”, u shpreh Talayman.

Në manovrat detare marrin pjesë edhe 11 vëzhgues nga Bahreini, Iraku, Libia, Nigeria, Pakistani, Omani e Ukraina. Deri në 6 nëntor, stërvitja që shqetëson grekët, do të fokusohet tek gadishmëria e forcave detare, me simulime sulmesh kundër bazave detare për të testuar reagimin e saj, si dhe tek trajnimi i gatishmërisë operacionale të nëndetëseve, duke përfshirë goditjet nga ajri, luftën kibernetike, operacionet e kontrollit detar, si dhe ato të shpëtimit të nëndeteseve ku do të përdoret zjarr i vërtetë, sipas Talayman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA