Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër në 24 orët e fundit për konsumim alkooli gjatë drejtimit të makinës dhe dhunë në familje.
Një 39- vjeçar, banues Tepelenë ra në pranga pasi në hyrje të qytetit të Tepelenës, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të saj.
Ndërsa 71-vjeçari u arrestua pasi ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
“Specialitët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 39 vjeç, banues Tepelenë, pasi në hyrje të qytetit të Tepelenës, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të saj. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin D. T., 71 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ky shtetas në banesën e tij ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Top Channel