Produktet e shportës shqiptarëve nga 1 janari do tu kushtojnë 6% më tepër nëse miratohet paketa e re fiskale, e cila parashikon heqjen e TVSH-s të rimbursueshme.
Ish-zevendës ministri bujqësisë Alban Zusi thotë se ndryshime fiskale godasin agro industrinë bujqësore dhe ushqimore.
ALBAN ZUSI, QENDRA EKSPORTEVE SHQIPTARE: ” Në qoftë se kjo masë e heqjes së rimbusimit prej 6 % të produkteve bujqësore nuk do të shoqërohet në mënyrë të menjëhershme , pra në mënyrë paralele me masën e subvencionit të drejtëpërdrejtë të gjitha produkteve bujqësore , automatikisht do të përballeshim me një rritje të kostove të produkteve bujqësore me 6%. Ky 6% do të dali ose nga fermeri, ose nga konsumatori. Ajo cfarë do të ndodhi është se do të rritet çmimi për konsumatorin pasi industrialistit nuk i leverdis të ulë çmimin e fermerit. ”
Nësë kostot e prodhimit bujqësore rriten sipas Zusit, do të kemi dhe rënie të prodhimit dhe eksporteve. Tryezat tona rrezikojën të shtrohen me produkte importi.
ALBAN ZUSI: ” Zgjidhja është TVSH-ja autofaturuar është e kreditueshme, por jo e rimbursueshme. Që do të thotë të githa produktet shqiptare që blihen dhe tregtohen brënda vendit në mënyrë formale nuk taksohen ekstra, ndërkohë që TVSH-ja për eksportuesit nuk rimbursohet për të krijuar disbalanca në buxhetin e shtetit. “
Në draftin e projektiligjit Për Tatimin mbi Vlerën e shtuar citohet se nga skema e kompesimit nuk kanë përfituar fermerët, por vetëm industrialistët.
Top Channel