PS-PD, tension për 7 koncesione/ Debate për pagesat e koncesioneve në vitin 2022
03/11/2021 15:04
Diskutimi i buxhetit në Komisionin e Ekonomisë është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe demokratëve, veçanërisht për pagesat e koncesioneve, ku përplasja mes tyre ka sjellë edhe ndërprerjen e punimeve.
Opozita akuzoi qeverinë se buxheti 2022 nuk adreson problemet e ekonomisë dhe as krizën energjetike, teksa ministrja e Financave i hodhi poshtë duke argumentuar se për këtë do të vihet në dispozicion një garanci nga buxheti prej 65 milionë euro.
Projektbuxheti 2022 parashikon nivelin më të madh të shpenzimeve me 5.2 miliardë euro, por pavarësisht kësaj për opozitën ky nivel i lartë shpenzimesh nuk përkthehet në politika nxitëse dhe projekte prioritare për ekonominë.
Top Channel