Pas më shumë se një dekade, guvernator i Virxhinias zgjidhet një republikan

03/11/2021 10:55

Republikani Glenn Youngkin, fitoi zgjedhjet e së martës për postin e guvernatorit të Virxhinias, në një nga garat e ndjekura nga afër në nivel kombëtar si një tregues i mundshëm për zgjedhjet e e mesmandatit për Kongresin, që mbahen vitin që vjen.

Republikani Youngkin mundi demokratin Terry McAuliffe, duke fituar 51 për qind të votave kundrejt 48 për qind sa mori zoti McAuliffe, raporton  VOA.

Përpara zgjedhjeve të së martës, të dy kandidatët theksuan rëndësinë e tyre për skenën politike kombëtare, para zgjedhjeve të vitit 2022 për Dhomën e Përfaqësuesve.

Demokratët kanë një shumicë të ngushtë si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat dhe humbja e kontrollit të njërës ose të të dyjave vitin e ardhshëm do ta bënte më të vështirë për presidentin demokrat Joe Biden të ndjekë agjendën e tij legjislative.

Republikanët nuk kanë fituar postin e guvernatorit të Virxhinias që nga viti 2009.

Zoti McAuliffe kishte një epërsi në anketat e zhvilluara në muajt para votimeve. Por, kjo përparësi u ngushtua në kohën kur edhe presidenti Biden pësoi rënie të mbështetjes.

Presidenti Biden fitoi Virxhinian me një diferencë prej 10 pikësh në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Sipas një ankete të agjencisë se lajmeve Associated Press, rreth një e treta e votuesve në Virxhinia thanë se ekonomia ishte çështja kryesore, pasur nga 17 për qind që thanë se shqetësimi kryesor ishte pandemia e koronavirusit dhe 14 për qind që renditën arsimin si çështjen kryesore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA