Merret në pyetje Arben Isufaj/ “Ben Qimja” thirret në lidhje me atentatin ndaj Demir Backës

03/11/2021 15:05

Pas insistimit të autoriteteve, Arben Isufaj , i njohur ndryshe si Ben Qimja iu përgjigj ftesës së policisë për të marrë dëshminë e tij aq të kërkuar nga policia mbi vrasjen e biznesmenit Demir Backa, vrarë në 23 tetor në qytetin e tij.

Deklarata e Isufajt u kërkua me ngulm gjatë këtyre ditëve sa kohë në rrugë operative agjentët mblodhën informacione mbi njohjen mes viktimës dhe Ben Qimes dhe incidentin që të dyja palët kanë patur në këtë qytet gjatë vitit 2016. Por Ben Qimja megjithëse ka pranuar se midis të dyve ka patur një përplasje pesë vite më pare ka shtuar gjithashtu se ndonëse të dyja palet nuk kanë komunikuar më,ai e kishte falur Demir Backën.

Në versionin e tij, ky shtetas i tha policisë dhe grupit të hetimit se vrasjen e Demir Backës e mësoi përmes medias teksa po pushonte në shtëpinë e tij në kryeqytet.

Në përfundim të administrimit të dëshmisë shtetasi Arben Isufaj u la i lirë, ndërkohë që grupi hetimit pretendon jo zyrtarisht se ka pyetur edhe të afërm të biznesmenit që u qëllua për vdekje mbas shpine menjëherë sapo doli nga një qendër tregtare ku kishte patur një takim.

Automjeti prej nga ku u qëllua u gjet i djegur fill mbas krimit, ndërkohë që rezultoi se ishte vjedhur së bashku me targat, kurse arma me të cilën u shtinë plumbat është dërguar për ekspertim pranë policisë shkencore në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA