Si personazhe filmash/ Fundoset grupi mafioz, dënohen me 215 vite burg, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias
Një grup eurodeputetësh kanë mbajtur dje një konferencë shtypi në parlamentin evropian ku kanë denoncuar “natyrën diskriminuese” të dokumentit dixhital të detyruar të vaksinimit, dhe frymën represive me të cilën e kërkojnë disa shtete të BE.
Eurodeputetët Francesca Donato, (Itali) Cristian Terhes (Rumani), Vilibor Sincic (Kroaci) e Christine Anderson (Gjermani) folën njëzëri duke thënë se “Green Pass” si ai i kërkuar kudo në Itali dhe disa vende të BE, shkel disa të drejta bazë të individit të përmendura në kushtetutën e Unionit.
Me ta bashkoheshin gjithashtu kroati Mislav Kolakusic (pa grup parlamentar), dhe holandezi Bert-Jan Ruisen, i Konservatorëve Evropianë të Reformuar, të cilët denonconin ashpërsinë e masave dhe mungesën e transparencës në aplikimin e tyre.
Më i ashpri ishte europarlamentari rumun Terhes, i cili përmendi natyrën arbitrare të masave dhe shfaqi në sallë kontratën e BE me prodhuesit farmaceutikë të vaksinave, në fletët ku shumica e shkrimit të kushteve dhe marrëveshjes ishin të mbuluara me të zezë.
Grupi ishin përgjithësisht politikanë të djathtë konservatorë, kryesisht jashtë grupeve parlametare të PE.
Top Channel