“Gërdeci”/ Avokati Vishaj: Verdikti i SPAK, akt i pashembullt! Një pjesë e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit janë haluçinantë

03/11/2021 17:01

Fatmir Mediu dhe avokati Ardian Vishaj kanë dalë në një konferencë për mediat pas vendimit të Apelit të GJKKO, i cili i hapi rrugë rihetimit dhe rigjykimit të tij për çështjen e Gërdecit.

Në fjalën e tij para mediave, Vishaj tha se verdikti i Apelit të SPAK është një akt i pashembullt ndaj është kundërshtuar dhe i cilësoi gjyqtarët e si “haluçinantë” duke shtuar se është turp për këtë nivel gjyqësor.

Vishaj: Do të bëj një vlerësim të gjithë këtij aksioni të ndërmarrë nga prokurorët e SPAK. Padyshim që kam të gjithë të drejtën të dyshojë mbi karakterin influencues ose vetëinfluencues, por nuk kam provë.

Janë një sërë faktesh që janë tregues të një subjektivizimi të karakterit ekstrem. Që në krye të herës, me një krijesë të avokatëve të familjarëve të viktimës, së njërit prej viktimave dhe kjo kërkesë e ripërsëritur është konsideruar si risi nga SPAK, është regjistruar pa procedurën e duhur për të lindur një kauzë në emër të kësaj prokurorie dhe është mbi këtë bazë, lënë pezull sa kanë mbaruar zgjedhjet për të vepruar post zgjedhjeve.

Kërkesa e prokurorit të SPAK është bërë pa njoftuar Fatmir Mediun. Kjo lloj drejtësie është hakmarrëse. Kërkesa e prokurorisë së SPAK është antikushtetuese dhe antiligjore. 

Ne dokumentojmë 2 akte, e para përgjigja pas kërkesës sonë që vjen nga vetë SPAK që tregon se nuk ka asnjë cështje të regjistruar ndaj Fatmir Mediut. Së dyti, Prokuroria e Përgjithshme nuk ka kryer asnjë veprim procedurial pas shtatorit të vitit 2009.  

Tek dështuan në shkallën e parë, ka komunikime të titullarit të SPAK se do i shkojmë deri në fund kësaj çështje, përsa kohë kjo lloj drejtësie në tërësi mbi këtë cështje më bëjnë të mnedoj se nuk është e përcaktuar në shinat e procedurës penale, gjë që nuk duhet të jetë në institucionet. Nuk ka objektivizëm në punën e SPAK po që se do të ishte në mjedis tjetër ose njerëzor, por ky rast është shumë domethënës për mungesën e objektivizmit.

Verdikti i Apelit i SPAK është akt i pashembullt. E them publikisht që një pjesë e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit janë haluçinantë dhe po e përdor këtë fjalë pa asnjë hiperbolizim. Është turp për një nivel të tillë gjyqësor.

Padyshim që akti që kontestojmë dhe kemi bërë rekurs është një vendim që ka kontradikta absolute në mënyrën si është ndërtuar, ka mosveprim në atë që ka për detyrë gjyqtari ti qëndrojë. Asnjë provë e dërguar prej nesh nuk ka vlerësimin më të vogël nga gjyqtarja. Mbi institutin e parashkrimit, gjyqtarja jonë e Apelit arrin të shpjegojë se paska dhe pezullim të afatit. Nuk e njohim në kodin tonë penal. Dimensionet e karakterit që nuk përpiqet askush në këtë vendim të gjykatës së Apelit për tu shpjeguar apo vlerësuar janë të shumëfishta, kryesori është fakti që mbi këtë kauzë ka një vendim të pushimi të çështjes që nuk mund të prishet nga një gjykatë më e ulët.

Vendimi i pushimit është i gjykatës më të lartë të vendit në vitin 2009. Nuk mundet një vendim të prishet nga një gjyqësor më i ulët. Nuk dua të merrem me thashetheme por me vendimin e prokurorisë. I gjithë verdikti i gjykatës së Apelit ka gjetur një kontestim tonin në rekurs. Në një faqe të vendimit gjetëm keqpërkthim nga google të italisht. Kjo është një tregues i subjektivizmit dhe elementarizmit i një gjykatësi të Apelit dhe për gjykimit absurd për rastin e çështjes së Mediut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA