Pas kthimit nga samiti i G20-tës në Romë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan pohoi se ka marrë nga Joe Biden premtimin se do të “bëjë më të mirën” për ta ndihmuar me shitjen prej 6 miliardë dollarësh të avionëve luftarakë F-16 dhe kompleteve të modernizimit.
Takimi i shumëpritur Biden-Erdogan erdhi pas muajsh të tërë tensioni, pasojë e vendimit të Ankarasë për të blerë e përdorur sistemin rus të mbrojtjes ajrore, S400.
Turqia ndërkohë nuk e ka përjashtuar mundësinë që të blejë sërish armatime nga rusët, përfshirë avionë luftarakë, dhe kjo pasi aleati i Nato-s u përjashtua nga programi i avionëve të avansuar amerikane F35. Një nga shqetësimet e amerikanëve është se S-400 do të përdorej për të studiuar dobësitë e gjeneratës së pestë së avionëve bombardues.
Edhe pse administrata e Bidenit e ka mbështetur përpjekjën e Erdoganit për të blerë 40 avionë F16, në Kongres ka ende kundërshti të mëdha. Sipas disa raporteve, presidenti turk kërkon një lloj dëmshpërblimi për 1.4 miliardë dollarët e blerjes së anulluar të 6 F35-save, por Departamenti i Shtetit deklaroi se këto janë dy procese të ndara.
Top Channel