Kur sistemi imunitar ndihmon tumorin të rritet, si një sinjal inflamator mund të kthejë qelizat imune në “aleate” të kancerit
Shumë njerëz në mbarë botën kanë folur për pandeminë dhe shtimin në peshë gjatë karantinës.
Por a është e vërtet se njerëzit kanë shtuar peshë gjatë kësaj periudhe? Kjo pyetje i intrigoi studiuesit dhe kështu ata vendosën të bëjnë një hulumtim në të cilin AgroWeb.org u bazua për këtë artikull.
Studiuesit rishikuan ndryshimet në peshën e pacientëve një vit para fillimit të pandemisë dhe më pas ndryshimin e peshës gjatë vitit të parë të pandemisë.
Dhe rezultoi se një pjesë e mirë e tyre shtuan peshë gjatë karantinimit.
Arsyeja sipas studiuesëve është stresi i përjetuar gjatë kësaj periudhe.
Duke qenë se gjatë vitit të parë të pandemisë stresi u shtua, së bashku me të pati edhe një rritje të kortizolit.
Rritja e kortizolit shoqërohet me rritjen e konsumit të ushqimeve të cilat janë të pasura me kripë, yndyrë ose të dyja.
Ekzistojnë gjithashtu dëshmi se trupat tanë e tresin ushqimin më ngadalë kur janë nën stres.
Përveç kësaj, stresi dhe nivelet e larta të kortizolit lidhen me rritjen e yndyrës në zonën e barkut, gjë që i vë njerëzit në rrezik për sëmundjet e zemrës dhe të diabetit të tipit 2.
Për t’i shtuar listës së efekteve jo të shëndetshme të stresit në trup, nivelet e larta të kortizolit gjithashtu mund të zvogëlojnë masën e muskujve të ligët dhe kjo nga ana tjetër ka një ndikim në shkallën tuaj metabolike.
Sa më pak masë muskulore të ligët të keni, aq më e ulët është shkalla juaj metabolike dhe aq më pak kalori digjni kur pushoni.
Pra stresi i vazhdueshëm ndikon në cilësinë e jetës duke ju bërë të shtoni në peshë dhe të keni një shëndet të dobët.
Megjithatë jo të gjithë kanë shtuar kilogramë gjatë karantinës sepse disa njerëz i përgjigjen stresit duke mos ngrënë. Ata i injorojnë shenjat e urisë dhe kështu humbasin peshë gjatë periudhave të stresit./AgroWeb.org
Top Channel