Pjesë e hetimit të 519 kutive të përzgjedhura nga KQZ në mënyrë rastësore janë edhe 32 qendra votimi ku qytetarët për herë të parë në njësinë 10 në Tiranë votuan përmes pajisjeve elektronike.
Nga rivlerësimi votimit elektronik përmes kuponave që nxirrte pajisja për çdo votues nuk është evidentuar asnjë problem.
Kjo konfirmon efikasitetin e këtij lloj votimi, pamundësinë e manipulimit dhe tjetërsimit të votës nga njëri kandidat në tjetrin.
Në 519 kutitë e rinumërua nga KQZ që i përkisnin 12 qarqeve doli në pas tjetërsimi votës preferenciale nga njëri kandidat tek tjetri.
Partisë Demokratike i ishin shënuar 118 vota më pak ndërsa PS 70 vota.
Rasti më flagrant u zbulua në kutitë e votimit të Shkodrës nga ku kandidatit demokrat Zef Hila iu dhanë padrejtësisht 104 vota të vjedhura nga numëruesit kandidatit Helidon Bushati.
Kryesocialistit Edi Rama në Durrës i janë hequr padrejtësisht 11 vota, ndërsa krye-demokratit Lulzim Basha numëruesit janë munduar ti shtojnë 13 vota më shumë.
Sali Berishës numëruesit i vodhën 21 vota.
Damian Gjiknurit i akuzuar nga opozita për tërmet zgjedhor në Dibër, më 25 Prill në Vlorë i janë vjedhur 39 vota.
Numëruesit e Elbasanit i shtuan kandidatit demokrat Lefter Gështenja 116 vota duke ia hequr një tjetër demokrati Ardian Zenelit.
Numëruesit e një qendre votimi në Kashar i vodhën kandidates socialiste Belinda Ballukut 36 vota duke ia kaluar Eduard Shalsit.
Fatmir Xhafajt i ishin hequr 46 vota dhe kaluar kandidatit Ylli Shehu.
Në dy qendra votimi në Gjirokastër u zbulua se kandidatit Bledi Çuçi I ishin shtuar 42 vota por në një tjetër qendër votimi iu vodhën 22 vota.
Në ditët në vijim krye-komisionerit shtetëror i zgjedhjeve Ilirian Celibashi do të shqyrtojë raportin e këtij hetimi zgjedhor dhe vendosë sanksionet për numëruesit të cilët paçka sanksioneve të forta ligjore nuk e frenuan vjedhjen e votave.
TABELA
GRABITJA VOTËS PREFERENCIALE
Edi Rama 11 vota më pak
Lulzim Basha 13 vota më pak
Sali Berisha 21 vota më pak
Damian Gjiknuri 39 vota më pak
Belinda Balluku 36 vota më pak
Fatmir Xhafaj 46 vota më pak
Bledi Cuci 22 vota më pak
Ardian Zeneli 116 vota më pak
Helidon Bushati 104 vota më pak
Top Channel