Rrezikoi jetën e policëve në Qafë Botë dhe u arratis si në filma, ja kush është shqiptari i arrestuar

02/11/2021 18:45

Një 39 vjeçar, i cili nuk iu bind policisë dhe kaloi në mënyrë të jashtëligjshme pikën e kufirit në Qafë Botë është arrestuar në territorin grek!

Shtetasi Gardjan Mirukaj nga Lezha kaloi në pikën kufitare duke mos kryer kontroll dhe verifikim të dokumentacionit dhe është ndaluar në hyrje të Igumenicës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet nuk i është konstatuar asnjë send i jashtëligjshëm, ndërkohë që policia po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë:

Falë bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Sarandë dhe homologeve Greke, ndalohet drejtuesi i një automjeti, i cili nuk iu bind Policisë Kufitare Shqiptare dhe asaj Greke, duke kaluar në mënyrë të jashtëligjshme pikën e kufirit në Qafë-Botë.

Ditën e sotme, në pikën kufitare Qafë-Botë, një automjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Gardjan Mirukaj, 39 vjeç, banues në Lezhë, ka kaluar pikën kufitare duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të kryer kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit, duke kaluar në territorin Grek në menyrë të jashtëligjshme dhe duke mos iu bindur për ndalim dhe Policisë Greke.

Si rezultat i bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Sarandë falë dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, është bërë i mundur ndalimi i këtij shtetasi, në hyrje të Igumenicës, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjet nuk i është konstatuar asnjë send i jashtëligjshëm.

Nga ana e Komisariatit të Policisë Sarandë do të kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA