Kryeministri Edi Rama ka takuar në samitin e Klimës aktorin me famë botërore Leonardo DiCaprio.

Vetë kryeministri Rama ka publikuar një foto nga takimi që ka zhvilluar me DiCaprion.

Ai shihet në këmbë pranë aktorit duke diskutuar me të.

“Kur je komshi me Leonardo DiCaprio dhe të lidh mbrojtja e Vjosës,”- shkruan Rama krah fotos .

Aktori i njohur Leonardo di Caprio ka mbështetur nismën për mbrojtjen e lumit të Vjosës në Shqipëri që nga viti 2019.

Ai është shprehur kundër vendimit për të ndërtuar hidrocentrale në Vjosë, që është edhe një nga lumenjtë e ‘egër’ në Evropë.

Di Caprio ka qenë aktiv vazhdimisht për çështjen e Vjosës, i cili ka reaguar edhe vitin që lamë pas në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama më 25 shtator ku refuzoi zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme.

Lumi i Vjosës është një ndër lumenjtë e fundit të egër dhe të paprekur nga dora e njeriut që ekzistojnë në Evropë. Me një gjatësi prej 270 km, i ndarë në kanione, lumenj të ndërthurur, ishuj dhe gjarpërime të rrëmbyeshme, Vjosa lidh shtetet e Evropës së bashku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA