Rama: Shqipëria, zero ndotje! Ndotësit e mëdhenj marrin racionet më të mëdha të parave

02/11/2021 19:50

Kryeministri Edi Rama fjalën e tij në Konferencës së OKB-së mbi klimën në Glasgow të Skocisë e nisi me një batutë dhe disa pyetje për pjesëmarrësit.

Edi Rama: Me gjasë jam më i gjati këtu, por vij nga një prej vendeve më të vogla, Shqipëria. Unë dhe bashkëqytetarët e mi shohim nga vendet tuaja si modele të mirëqeverisjes. Ju dëgjova dhe mbajta shënim, por ende nuk kam marrë përgjigje për pyetjen me të cilën kam ardhur këtu. Ndoshta nuk i ka shkuar kujt në mend, kështu që po e them qartë: “Si mendojnë të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, që jemi jo-ndotës?” Po, jo-ndotës! Prodhimi ynë i energjisë mbështetet te burimet e ripërtërishme, 100 për qind hidrike, zero përqind karburante fosile. E nuk japim vetëm premtime se do të përballemi me sfidën e përbashkët të angazhimeve të ndërmarra dhe objektivave të vendosura. Ne e bëjmë këtë. Sot. Në vitin 2021.

Vendet e vogla si Shqipëria tha kryeministri Rama u duhet të importojmë energji dhe, për pasojë, importojnë ndotje.

Edi Rama: Vendi ynë i vogël ju pyet: “Për sa kohë do të na duhet të vazhdojmë të bëjmë të vetëm gjënë e duhur? Për sa kohë do të na duhet të jemi të parët që paguajnë çmimin për kontributin tuaj në ndryshimin e klimës dhe, më tej, për mos-ndreqjen e pasojave të saj nga ana juaj? Vendi im i vogël sheh atë çfarë ndodh këtu, sesi ndotësit më të mëdhenj marrin racionet më të mëdha të parave, për të na ndihmuar ne të përballemi me ndryshimin klimës siç thonë.

Shpresoj deklaroi kryeministri Rama që do t’i mbani premtimet për financim, për të mbështetur vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme; duke nisur nga modele të energjisë së pastër, siç është Shqipëria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA