Politikani sugjeron bombardimin e vullkanit të La Palma për të ndaluar llavën (fotot)

02/11/2021 16:09

Vullkani vijon shpërthimin prej 42 ditësh pa shenja tërheqjeje.

Një politikan në Spanjë ka sugjeruar se bombardimi i vullkanit ende në shëprthim në La Palma, mund të jetë një mënyrë për të parandaluar shkatërrimin që sjellin lumenjtë e llavës.

Megjithse për shumë mund të tingëllojë absurde, bombardimi mund të përdoret për ndryshimin e drejtimit të rrjedhës së llavës dhe largimin e saj nga zonat e banuara të ishullit.

Vullkani i La Cumbre Vieja në ishujt Kanarie në oqeanin Atlantik është në ditën e 42-të të shpërthimit. Rreth 7,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e djegura, ndërsa zona të gjera toke janë shkatërruar në pjesën jugperëndimore të ishullit, shkruan rrjeti Live Science.

Hetimet më të fundit të kryera nga sateliti evropian Copernicus, tregojnë se llava ka shkatërruar  2,519 ndërtesa dhe ka mbuluar rreth 10 km katrorë toke.

Ditët e fundit ishulli është tronditur nga dridhjet e aktivitetti sizmik dhe zbutja e shpërthimit të vullkanit duket se është ende larg.

Kështu që kryebashkiaku i ishullit fqinjë La Gomera, sugjeroi ndryshimin e drejtimit të llavës me mënyra më ekstreme, siç është dhe bombardimi ajror.

“A nuk kemi një avion që të fluturojë e të lëshojë një bombë? Kjo e çon llavës në një tjetër drejtim, apo jo?”, tha Curbelo në një debat me publikun në Radio Faycán. “Ndoshta është çmenduri por nga ana teknologjike kam përshtypjen se duhet provuar”.

Sugjerimi i Curbelo solli kritika dhe gjthashtu meme të shumta në rrjetet sociale. Në një prej këtyre të fundit ai shihej përkrah aktorit Bruce Willis në filmin “Armageddon,” ku personazhet e aksionit zbresin në një asteroid për ta hedhur në erë, që trupi të mos godasë planetin tonë.

Por megjithë talljet, sugjerimi ekstrem i Curbelo nuk është edhe aq i paprecedentë. Në vitin 1935, kur llava nga vullkani Mauna Loa në Hawaii nisi t’i afrohen qytezës së Hilo, gjenerali amerikan George S. Patton lëshoi 20 bomba mbi lumin e llavës.

Bombardimi pati njëfarë suksesi, por si pilotët dhe gjeologët besonin se rrjedha e llavës po ngadalësohej gjithsesi.

Ndërsa në vitin 1983, një tjetër tentativë me dinamit u bë për devijimin e rrjedhës së llavës së vullkanit Etna nga një fshat i rrezikuar. Eksplozivët u vendosën manualisht pranë rrjedhës në tuba me ftohje uji dhe llava u arrit të devijohen në një hendek të hapur enkas për të.

Ushtria spanjolle ende nuk është përgjigjur ndaj propozimit të Curbelo teksa vullkani është pranë arritjes së rekordit të vitit 1949 me 47 ditë shpërthimi.

FOTO GALERI
1/17
Shpërthimi vullkanik në ishullin La Palma ka hyrë në një fazë të re me më shumë hi dhe tym të lëshuar në ajër

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA