Plagosi 6-vjeçarin në Dibër, 25 vite heqje lirie për Jetmir Koxherrin
02/11/2021 10:00
Jetmir Koxherri u dënua sot me 25 vite burg për plagosjen e një të mituri dy vite më parë në Dibër.
Ngjarja e rëndë u shënua qershorin e vitit 2019 në fshatin Krastë të Martaneshit.
Pas një konflikti që Koxherri pati me të atit e të miturit, morri automatikun për të qëlluar drejt, ndërsa tre plumba kapën 6-vjeçarin.
Gjykata e Apelit vendosi këtë të martë lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Dibrës (23.12.2020) për dënimin e 27-vjeçarit për “vrasje të mbetur në tentativë.
Top Channel