Përplasja e dy automjeteve një ditë më parë në Koplik rezultoi fatale për një prej pasagjerëve, që nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra e ndërroi jetë në spital.
Në aksident është përfshirë mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga 20-vjeçari me iniciale E. P. dhe mjeti tip “Volkswagen” me drejtues 40-vjeçarin me iniciale L. B.
Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 11:10. Siç duket nga videoja e kamerave të sigurisë, mjeti tip “Benz” që po udhëtonte me shpejtësi në rrugë, përplas nga pas mjetin tip ‘Volkswagen-in’.
Ky i fundit, në të cilin ndodhej dhe 45-vjeçari me iniciale D.L. që humbi jetën, ka goditur tabelën me forcë anësh rrugën.
Në aksident është përfshirë mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga 20-vjeçari me iniciale E. P. dhe mjeti tip “Volkswagen” me drejtues 40-vjeçarin me iniciale L. B.
Hetimet për aksidentin vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel