Një 67-vjeçare është gjetur pa shenja jete këtë mëngjes në lumin e Vjosës në Përmet.

Policia njofton se ka marrë një telefonatë për trupin e pajetë në zonën e i “Ish Parkut”. Shtetësja e identifikuar si R.SH nuk ka shenja të dukshme dhune, ndërsa nuk dihet nëse kanë qenë shkaqe natyrore që çuan në vdekjen e saj apo kemi të bëjmë me një vrasje me dashje.

Në zonë ndodhet policia dhe grupi hetimor që po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA