Në shkollë, jo ushqim me vete/ Rregullat e Covid 19 ndalojnë përdorimin e ushqimit në orët e mësimit

02/11/2021 19:48

Covid-19 ka diktuar disa rregulla të rrepta në ambientet e shkollave. Një prej tyre është ndalimi I ushqimit në mjediset e institucioneve arsimore.

Kjo ka shqetësuar prindërit e shkollës Kosova në Tiranë të cilët e lidhin mungesën e ushqyerjes me pasivitetin në mësim.

Ndërsa ka nxënës që me sinqeritetin e tyre tregojnë se ky rregull është i vështirë për t’u zbatuar.

“I vendosim një frut me vete dhe hamë mëngjes edhe pse është shumë herët. Por është e domosdoshme ushqyerja e fëmijëve të paktën çdo dy orë se janë moshë e vogël”.

“Mësuesja na ka thënë mos merrni ushqim me vete se bëni pis, është covidi dhe infektoheni”.

Pas komunikimit me drejtoreshën e shkollës 9-vjecare Kosova ajo u shpreh se nuk është urdhër i saj por është duke zbatuar protokollin e ministrisë së shëndetësisë, masat për mësimin e zhvilluar gjatë pandemisë, e gjitha kjo për sigurinë e fëmijëve.

“Më duket e arsyeshme se fëmijët me duart palarë mund të infektohen. Frikë është”.

Ndërsa disa familjarë mendojnë se masat duhet të jenë më të rrepta për grumbullimet se sa për ushqimin.

“Shiko si mblidhen prindërit. A duhet të ruhemi nga koronavirusi?!!”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA