Ndërtohet shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Alliu” në Librazhd, Balla falenderon diasporën shqiptare për mbështetjen

02/11/2021 20:14

Është ndërtuar në Hotolisht të Librazhdit shkolla e re 9-vjeçare “Ibrahim Alliu”.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili përmes një postimi në rrjetn social facebook deklaron se shkolla e re u ndërtua falë kontributit financiar të diasporës shqiptare, nëpërmjet UBISH në Gjermani.

Sipas Ballës falë ndërtimit të shkollës së re ky dimër i gjen fëmijët e kësaj shkolle në një shkolë me standarde të plota.

 Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Hotolisht  Edhe një shkollë tjetër e re në Librazhd  Shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Alliu” u ndërtua tërësisht e re, falë kontributit financiar të diasporës shqiptare, nëpërmjet UBISH  në Gjermani    Ky dimër i gjen fëmijët e kësaj shkolle në një shkollë me standarde të plota.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA