Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare? Lajmi se një grup të rinjsh serbë hoqën flamurin shqiptar nga shtylla në afërsi të ambasadës së Shqipërisë në Beograd, u përhap me shpejtësi në media.
Videoja u publikua në rrjetet sociale e shoqëruar me një mesazh të mbushur me nota të forta nacionaliste. “ Bravo rini, Serbia është e përjetshme përderisa i qëndrojnë besnikë fëmijët e saj!”, thuhet aty.
Urrejtja e serbëve ndaj shqiptarëve nuk ka kufi, ishte komenti I shtypit në Kosovë. Flamujt ishin vendosur neper rruge për shkak të Samitit të Lëvizjes së të Painkuadruarve. Samiti u mbajt më 11 dhe 12 tetor dhe në Beograd mbetën flamujt e shumë vendeve, anëtarë të lëvizjes, përfshirë edhe flamujt e Shqipërisë. Por grupi i të rinjve ka nisur t`i heqë ato.
Sipas mediave pro-qeveritare serbe, përgjegjës për këtë akt provokues është Nikolla Kelanovic, i cili ka pranuar se ka hequr flamujt shqiptarë në kryeqytetin e Serbisë, një person I njohur në publik për sjelljet e tij arrogante. “Unë dhe shoku im po udhëtonim përgjatë ‘Bulevardit’ kur pashë flamujt e Shqipërisë, u ndalëm me qëllimin për t’i hequr.
Kur u afruam, katër djem vrapuan drejt nesh dhe donin të na ndihmonin, kështu që ata u ngjitën dhe hoqën flamujt. Vazhduam tutje dhe hoqëm një duzinë flamujsh”, tha Nikolla për “Telegraf”-in serb. Gazetari i DW, Bahri Cani sakaq thotë sakaq se heqja e flamurit shqiptar në afërsi të ambasadës shqiptare në Beograd nuk ka asgjë të përbashkët me konceptin Open Balkan.
Top Channel