“Misioni jonë, rikthimi i vlerave të PD”/ Berisha nga foltorja në Kamëz: Uragani i shpresës po përballet ‘dhëmbë për dhëmbë’ me narkoshtetin

02/11/2021 17:36

Nga foltorja e radhës në Kamëz, ish kryeministri Berisha në takimin e zhvilluar me mbështetësit demokratë u shpreh se misioni i gjithë demokratëve në mbarë Shqipërinë kanë një mision të veçantë, rikthimin e vlerave të Partisë Demokratike.

Berisha tha në fjalën e tij se uragani i shpresës po përballet sot dhëmbë për dhëmbë me ‘narkoshtetin’ dhe zotohet se do ta përmbysë këtë qeveri dhe do të ngrejë Shqipërinë edhe një herë në këmbë.

“Foltorja është misioni i madh i dytë në 30 vitet e fundit kurse ju demokratët jeni misionarët e saj, të sigurtë në fitoren e ardhshme të PD. Foltorja është misioni i madh i dytë në 30 vitet e fundit kurse ju demokratët jeni misionarët e saj, të sigurtë në fitoren e ardhshme të PD”, tha më tej në fjalën e tij Berisha.

Berisha: Përulem për lumenjtë e djersës që keni derdh në këto dy qytete dhe i keni bërë gjithnjë më të bukura. Keni ndërtuar ëndrrat më të bukura tuajat, në Kamëz dhe Paskuqan. Pamjet e 30 viteve më parë ti krahasoni me pamjet e sotme, janë dy botë! Një botë e ngritur mbi supet dhe sakrificat tuaja. Vij sot këtu me kënaqësi të veçantë sepse sërish sa jemi këtu dhe mbarë demokratët e Kamzës Paskuqanit dhe mbarë Shqipërisë janë këtë vjeshtë në një mision të ri dhe të madh, foltorja e juaj është shndërruar në uraganin e shpresave të shqiptarëve. Kurrë ndonjëherë në 30 vite si këtë kohë nuk ka vërshuar një gëzim optimizëm dhe shprese në rrugët e fshatrave të Shqipërisë nga 91’ deri më sot. Kësaj here uragani i shpresës po përballet dhëmbë për dhëmbë me narkoshtetin, diktaturën dhe do ta përmbys atë, do të ngre edhe një herë Shqipërinë në këmbë.

Foltorja është misioni i madh i dytë në 30 vitet e fundit kurse ju demokratët jeni misionarët e saj, të sigurtë në fitoren e ardhshme të PD. Kauza jonë është kauza themelore e lirisë, është kauza e lirisë e qytetarit që do të jetojë me nder dhe dinjitet është kauza e qytetarëve që e kuptojnë dhe besojnë se pa pluralizëm politik nuk ka liri. Është kauza e burrave dhe grave që jetojnë me djersën e ballit të tyre që jetojnë të lirë dhe besojnë se Shqipërinë mund ta ngrenë në lartësinë e ëndrrave të tyre si njerëz të lirë. Misioni juaj është rikthimi i PD në vlerat e partisë konservatore, në vlerat e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA