Me daulle e saze/ Ja si e presin simpatizantët ish kryeministrin Berisha jashtë foltores në Kamëz (FOTO)

02/11/2021 17:14

Simpatizantë të shumtë kanë pritur ish kryeministrin Sali Berisha me daulle e saze dhe me flamurin e Partisë Demokratike në dorë!

Ashtu siç edhe ka lajmëruar më herët, Berisha do të mbajë sot foltoren e radhës në Kamëz, ku qindra simpatizantë janë mbledhur për ta mirëpritur e mbështetur ish kreun e Partisë Demokratike.

Kjo lëvizje e krijuar nga ish kreu historik i PD-së, Sali Berisha erdhi pas dëbimit nga Grupi Parlamentar i PD-së, e tashmë është një luftë e hapur mes këtij të fundit dhe Bashës.

Nga njëra anë Basha është rikthyer me opozitën në Kuvend, nga ana tjetër Berisha ka ndërmarrë një tur nëpër qytete të ndryshme të vendit për të rikthyer parimet bazë të PD-së dhe kundërshtuar aleancën e krijuar Rama-Basha.

FOTO GALERI
5/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA