Një kazino ekskluzive në qendër të Londrës është paditur për diskriminim kur plotësoi kërkesën e një klienti për të mos pasur punonjëse me ngjyrë në tavolinën e lojës.
Kazinotë e rangut të lartë ‘Crown London Aspinalls’ kanë diskriminuar ndaj një prej punonjëseve të tyre në këtë rast, vendosi një gjykatë pune në Londër.
41 vjeçarja Semhar Tesfagiorgis, fitoi në padinë e saj ndaj kazinosë Crown London Aspinalls, në zonën Mayfair, për incidentin e dhjetorit 2019, kur asaj dhe një kolegeje tjetër me ngjyrë iu ndalua të shpërndanin letra në një tavolinë ku “lojtari i rëndësishëm” kishte kërkuar vetëm “femra me lëkurë të bardhë”.
Përfaqësuesit e kazinosë argumentonin në mbrojtjen e tyre se arsyeja që nuk lejuan në tryezën e lojës Tesfagiorgis dhe kolegen, nuk ishte raca e tyre por vetëm plotësimi i kërkesës së lojtarit, sepse kjo ishte në të mirë të biznesit.
Por arsyetimi u refuzua nga tre gjyqtarët.
Në verdiktin e tyre të shkruar thuhej: “Ne vendosëm se ankimuesja dhe kolegia e saj me ngjyrë u ndaluan të kryenin detyrën e tyre pasi nuk ishin ‘krupiere femra me lëkurë të bardhë’ apo ‘apo staf me pamje perëndimore’ …
“Plotësimi i kësaj kërkese është diskriminim racor ndaj ankimueses, pasi po të mos kishte qenë pë rracën e saj, asaj do t’i ishte kërkuar të shërbente në tryezën e caktuar të lojës. Plotësimi i kërkesës ishte një trajtim jo-favorizues nga drejtuesit për arsye të racës se saj”.
Në një tjetër rast në 2015 të njëjtës ankimuese i ishte kërkuar të ndryshonte turnin pasi një lojtar nuk dëshironte krupiere me ngjyrë, por kjo u refuzua nga juria për arsye të kohës së kaluar.
Tesfagiorgis e krahasonte fitoren e saj me atë të mitpologjisë së “Davidit me Golian”.
Top Channel