Jon Bon Jovi u detyrua të anulonte koncertin e tij të fundit vetëm disa minuta para se të dilte në skenë pasi rezultoi pozitiv nga testimi i shpejtë për COVID-19.
Një stacion televiziv i Majamit tha se një zëdhënës i këngëtarit plotësisht të vaksinuar i tha audiencës të shtunën në mbrëmje se Bon Jovi kishte rezultuar pozitiv pasi ai dhe anëtarët e grupit të tij bënë testet e shpejta.
Zëdhënësi tha se ylli i muzikës rock “ndihet mirë”, por se nuk do të luante në skenë dhe se ishte nisur për t’u çlodhur. Mësohet se grupi i tij ndërkohë qëndroi dhe vazhdoi interpretimin për fansat e mbledhur, edhe pse pa këngëtarin kryesor. Nuk dihet ende nëse koncerti i plotë do të mbahet sërish në një datë tjetër.
Bon Jovi mori pjesë në fushatat e shërbimit publik vitin e kaluar duke inkurajuar njerëzit të mbajnë maska dhe të praktikonin distancimin social. Më herët Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres qe shprehur se mbi 5 milionë vdekje nga COVID-19 janë “një turp global” dhe një kujtesë se shumica e botës po “dështon” nga pabarazia e vaksinave.
Top Channel