Greqi, tjetër rekord infektimesh, mosha mesatare 48 vjeç. Në spitale 434 të intubuar

02/11/2021 19:41

Dita e sotme eshte quajtur si e marta e “zeze’ pasi Greqia ka regjistruar nje record tjeter negativ te rasteve ditore prej fillimit te pandemise.

Keshtu ne 24 orët e fundit pas kryerjes se 420.000 testeve jane regjistruar 6700 infektime me koronavirus ,me moshe mesatare 38 vjec. 40% e rasteve janë vetëm ne Greqinë e Veriut.

Ne njesine rajonale te kryeqytetit grek ka pasur 1.329 raste te reja ne ate te Selanikut 1108, shifrat me te larta qe jane regjistruar ndonjëherë.

Numri i jetëve te humbura ka qene perseri i larte , 59 dhe ne total numri i viktimave nga Covid 19 ka shkuar ne 16050.

Edhe numri i te intubuarve ka shkuar ne 434, prej te cilëve 370 jane te pavaksinuar.

Ne nje koference shtypi urgjente ministri i Shendetsise Thanos Pleyris ka theksuar se duhet të forcohet përpjekja për vaksinim dhe se qeveria nuk mund të marre masa më të rrepta kufizuese.

Masa e pezullimit për mjekët e pavaksinuar do të vazhdoje deri ne 31 dhjetor dhe nuk do të rinovohet kontrata e mjekëve ndihmës të pavaksinuar- ka thene ai.

Sipas ministrit grek nga dita e shtune 6.11.2021 do të ketë masa shtesë përshtatëse për mbrojtjen e shoqërisë. Të gjithë nenpunesit e pavaksinuar në sektorin publik dhe privat, si dhe në kisha, do t’u kërkohet të bëjnë dy teste në javë me shpenzimet e tyre dhe se vetëm me kete test negative do te mundet te shkojnë ne të gjitha mjediset argëtuese, dyqane, parukeri, banka dhe shërbimet publike me përjashtim te supermarketeve, farmacive dhe kishave.

Gjithashtu, rriten gjobat për dyqanet që nuk respektojnë masat, duke filluar nga 5000 euro dhe 10 ditë pezullim te biznesit, ndersa do të ketë edhe penalitete për ekipet sportive nëse nuk respektohet përdorimi i maskës dhe kufizimet e tjera që vlejnë për stadiumet- ka deklaruar ministri i Shendetsise.

Nga e premtja hapet platforma e vaksinimit për të gjithë shtetasit 18 vjeç e lart, të cilët kanë përfunduar vaksinimin e plote para 6 muajsh dhe tashme duhet te kryejnë dozen e trete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA