“Dy fjalë për ata që hezitojnë të bashkohen me ne”, Berisha nga Kamza: Ja cila është motoja jonë

02/11/2021 18:13

Ish kryeministri Sali Berisha është takuar me demokratët në Kamëz, ku i ka dhënë një mesazh të gjithë atyre që hezitojnë t’i bashkohen.

Berisha thotë se do të rikthejë vlerat dhe votën e lirë në mënyrë që të zgjedhin për deputet atë që do të shkojë rregullisht tek ta. Nga ana tjetër, Berisha thotë se motoja e tij është për të rrëzuar qeverinë e Ramës është “qytetarë të ndershëm, njerëz të djersës së ballit, atdhetarë të vërtetë, të bashkohemi për të përmbysur narkoshtetin e Edi Ramës dhe veglave të tij për të hapur rrugën e progresit.”

Berisha: Dy fjalë për ata që hezitojnë të bashkohen me ne. Ata janë demokratë si ne, por u themi se një opozitë e vërtetë është jetike për demokracinë dhe Shqipërinë, një opozitë të cilës vendimet ia marrin të tjerët, nuk vjen kurrë në pushtet. Një opozitë e cila shkelmon njerëz që shkelmojnë mbi statutin e tyre, mbi forumet e tyre, që kanë frikë nga vullneti dhe vota juaj, ndaj dhe ne çfarë kërkojmë në Kuvendin tonë. Ne kërkojmë të rikthejmë vlerat, votën e lirë.

Ne kemi sjellë votën e lirë dhe atë do të sjellim përsëri. Ne i kemi sjellë shqiptarëve dinjitetin njerëzor se kemi bërë Shqipërinë e lirë. Ne këtë do bëjmë, do rikthejmë vlerat dhe liritë. Këtu është çështje parimesh, vlerash, çështje e të ardhmes. Çdo demokrate e demokrat duhet t’i bashkohet përpjekjes për të vendosur rregullat që respektojnë dinjitetin tuaj. Ju duhet t’i zgjidhni deputetët tuaj dhe atë që vlerësoni më shumë sepse në këtë moment do të jetë deputeti juaj. Vetëm në këtë mënyrë do të vijë rregullisht tek ju.

Në vitin 2013, Rama erdhi në pushtet me moton “qelbësira të të gjitha llojeve, bashkohuni kundër Sali Berishës”. Motoja jonë është “qytetarë të ndershëm, njerëz të djersës së ballit, atdhetarë të vërtetë, të bashkohemi për të përmbysur narkoshtetin e Edi Ramës dhe veglave të tij për të hapur rrugën e progresit”. Rrofshi ju, rroftë Kamza, rroftë Shqipëria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA