Atentati ndaj biznesmenit dhe ish-policit Xhelal Reçit ditën e djeshme vijon të mbetet pa autor.

Policia e Kurbinit pasi ka bërë krehjen e zonës ku ka ndodhur atentati dhe kqyrjen e makinës e cila u përdor nga autorët nuk kanë mundur të gjejnë prova për identitetin e atentatorëve.

Në komisariatin e Kurbinit janë shoqëruar disa persona ndër to dhe familjarë për të dhënë dëshmitë e tyre nëse mund të kenë patur konflikte kohët e fundit duke hedhur dritë mbi ngjarjen e djeshme.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për identifikimin e autorëve përmes kamerave të sigurisë ku mesa duket janë të vetmet prova për zbardhjen e atentatit ndaj biznesmenit dhe ish-policit Reçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA